“Zbrit içik poshtë se do të të vras”/ Burri shqiptar i shkon në shtëpi ish-gruas dhe…

0

Policia italiane ka arrestuar një 52-vjeçar shqiptar, me iniciale G.V, i cili kërcënoi me vrasje ish-gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Padova dhe sipas mediave italiane, burri kishte shkuar në banesën e ish-gruas duke i thënë “zbrit poshtë do të të vras”.

Pas arrestimit, policia i gjeti shqiptarit tre mjete prerëse dhe një palë gërshërë.

Shqiptari u arrestua të shtunën përpara banesës së ish-gruas, e cila prej më shumë se një viti ishte strehuar aty pas dhunës sistematike të bashkëshortit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu