Zbulohen dy vrasësit e 25 vjeçarit

0

Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen e 25-vjeçarit Fridman Xhaferraj, i cili u gjet i mbytur në një rezervuar në Korçë.

Sipas burimeve nga policia mësohet se janë identifikuar autorët, të cilët dyshohet se kanë kryer vrasjen.

Burime bëjnë të ditur se në kërkim si autorë të dyshuar të ngjarjes është shpallur Lulëzim Spahija dhe K. B., të dy 26 vjeçarë nga Lushnja me precedent penal.

Po sipas burimeve thuhet se Xhaferraj ka qenë i shoqëruar me disa persona, ndërsa dyshohet se është vrarë më tepër se një javë më parë. Ndërsa kur është nxjerrë nga rezervuari, ai është gjetur me duart e lidhura.

Pista kryesore e hetimit është ajo për prishje pazaresh droge, por që nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu