Zbulohet çfarë ‘pazari’ u mbyll në drekën mes Ramës dhe Macron në Paris, përgjigjen na e jep ‘pakuptuar’ ministrja Balluku

0

Zbulohet çfarë ‘pazari’ u mbyll në drekën mes Ramës dhe Macron në Paris, përgjigjen na e jep ‘pakuptuar’ ministrja Balluku

Vizita e kryeministrit Edi Rama në Pallatin Elysee të hënën që lamë pas dhe dreka e punës me Presidentin francez Makron, më shumë se axhendë politike, u aludua se ishte një axhendë me qëllime të pastra ekonomike.

Përgjigjen e asaj që u diskutua gjatë drekës na e jep ministrja e Energjisë dhe Infrastukturës Belinda Balluku me finalizimin nga institucioni që ajo drejton të ankandit për Parkun Fotovoltaik të Spitallës.

Ishte gazetari Klodian Tomorri ai i cili bëri me dije se vizita e kryeministrit Rama në Paris lidhej me favorizimin e kompanisë francize “Voltalias” për tenderin e Spitalles, duke shkelur ligjet e konkurrencës dhe cënuar garën. Kompani kjo e cila u shpall fituese ditën e sotme dhe pse nuk kishte paraqitur ofertën më të favorshme.

“Morën pjesë 2 kompani shqiptare në konsorcium me një kompani Indiane, kemi një kompani kineze, Volitalia, dhe 2 kompani gjermane.

Ky park është një park i dizenjuar për të prodhuar 100 megavat energji. 70 megavat do të blihen nga operatori i shpërndarjes dhe 30 megavat do të jenë në tregun e lirë. 5 garuesit e kësaj gare kanë kaluar nga titrat e grupit të punës për të pasur një vlerësim të mirë”- u shpreh Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu