Zbulohet dëshmia e Mjacaj: Arben Lleshi nuk më pranoi në sektor

0

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në burgun e Sigurisë së lartë në Peqi, është zbuluar dëshmia  e autorit të krimit të , i cili vrau dje me armë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Mes të tjerash i burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.

Kjo histori e tij është rrëzuar nga prokuroria, pasi ka dyshime për vrasje të organizuar kundrejt pagesës. Aktualisht në polici janë të shoqëruar disa punonjës të burgut, civilë por edhe policë. Mësohet se Mjacaj dy muaj më parë ka pasur një takim me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Sakaq, viktima, Lleshi e nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu