Zbulohet emri i elektricistit shqiptar që ndërroi jetë në Greqi (Foto)

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Eretrias në Greqi.

Tre elektricistë, një prej të cilëve shqiptarë, kanë ndërruar jetë, pasi i zu korrenti, teksa kryenin riparime në shtylla të tensionit.

Shqiptari që ndërroi jetë në këtë ngjarje të rëndë quhet Aleks Bruka.

I riu nga Rrësheni kishte zgjedhur Greqinë për të jetuar, për të siguruar të ardhura për familjen e tij. Mirëpo, ai ka pasur një fat tragjik, duke ndërruar jetë në vendin e punës.

 

Përpos tre elektricistëve që ndërruan jetë, dy grekë dhe shqiptari, edhe një tjetër mbeti i lënduar nga incidenti tragjik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu