Infowebtv zbulon shkakun që mban peng mandatin e 9 të pretenduar nga Partia Socialiste dhe mandatit të 6 të Partisë Demokratike.
Sipas informacionit të marrë rezulton se shkak për këtë janë bërë 2 vota tepër të gjetur në një kuti votimi që u përkasin komisionerëve të PS.
Komisionerët kanë votuar në qendrën e votimit ku kanë qenë komisionerë dhe jo në qendrën e votimit në lagjen ku banojnë.
Pas konstatimit të faktit, Partia Demokratike e ka ankimuar çështjen në KQZ dhe do të jetë ky institucion që do të çertifikojë se kujt i përket mandati, PS apo PD.
Deri më tani në qarkun e Elbasanit PS ka fituar 8 mandate dhe PD 6 mandate. LSI nuk mundi të fitojë mandat ndonëse grumbullojë vota që ishin pranë pragut për deputet.
Pas numërimit të 508 nga 511 kuti, këto janë statistikat në shkallë qarku në Elbasan:
PS ka grumbulluar 85792 vota, ose 55.17% të totalit
PD ka grumbulluar 57678 vota, ose 37.09% të totalit
LSI ka grumbulluar 6882 vota, ose 4.43% të totalit
Partia “Nisma Thurje” 1730 vota, ose 1.11 % të totalit
Partia “Lëvizja për Ndryshim” 1008, ose 0.65% të totalit
Bindja Demokratike 736 vota, ose 0.47% totalit. Infowebtv