Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi/ Google hedh dritë mbi ngjarjen

0

Google ka hedhur dritë mbi rastin e 19-vjeçares shqiptare të zhdukur në Greqi. Mesazhet elektronike të fshira në e-mailin e saj, i japin një kthesë të re çështjes.

Sipas mediave greke në raportin me shumë faqe, Google shprehet se gjurmët e telefonit të saj celular dhe e gjithë historia elektronike janë fshirë nga një zonë e veçantë, por pa e specifikuar për publikun se ku.

Kriminologu i Krimit Kibernetik dhe Ekzaminuesi i Provave Dixhitale Vassilios Georgopoulos, tha se ky proces i fshirjes së mesazheve nuk mund të bëhet nga gabimi i dikujt, por është bërë qëllimisht.

“Duket se personi që i fshiu ato dinte të zhdukte gjurmët elektronike të telefonit të saj celular”, u shpreh Georgopoulos

Familja, së bashku me avokatin Stavros Georgiou, kërkuan një mendim ekspert mbi raportin e Google dhe caktuan Vassilios Georgopoulos si këshilltar teknik.

Ai do të ketë qasje në ekspertizën nga Prokuroria e Krimit Kibernetik. Georgiou theksoi se përveç padisë ekzistuese për rrëmbim, u ngrit edhe ajo e vrasjes.

Kujtojmë se historia e zhdukje së Artemis, ka nisur 5 muaj më parë, mëngjesin e 16 tetorit e cila doli nga shtëpia për të bërë një intervistë pune nga e cila nuk u kthye më kurrë.

Autoritet greke janë ende në kërkim të gjurmëve të reja të vajzë së humbur duke u mobilizuar me çdo mënyrë për gjetjen e saj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu