Zhvillohet Kampionati Kombëtar i Atletikës për të rritur në Elbasan

0

Në këtë kampionat morën pjesë atletë nga 12 rrethe të ndryshme përfshi këtu dy nga atletët më të njohur Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët kanë arritur rezultatet më të mira jo vetëm në Shqipëri apo në të gjithë Ballkanin por edhe në vendet e BE. Në këtë kampionat të rriturit kanë arritur të kapin normat e të përmbushin objektivat e tyre. Këtë e pohon dhe vetë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Atletikës Nikolin Dionisi.

Nga kampionati i atletikës për meshkuj vendin e trete e fitoi dhe talenti me i ri i qytetit të Elbasanit, Amir Bahja i cili shprehet se për të arritur këtë rezultat cdo atlet duhet të punojë vite rradhazi.

Ky aktivitet i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Area” do të zhvillohet për dy ditë rradhazi me gara dhe ushtrime nga më të ndryshmet.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu