Zjarrfikësja e Gramshit fiton projektin për turizmin malor

0

Elbasan- Tashmë zjarrfiksja e Gramshit do të ketë paisje të reja që do të lehtësoj ndërhyrjen e kërkim shpëtimit. Reparti zjarrfikës Gramsh u bë fitues i një projekti i Bashkimit Europian ku arriti të marr paisje të reja për të lehtësuar sa më shumë aksionet e kërkim shpëtimit. Fokus i projektit ishte për turistët të cilët përballen me situata rreziku si në kanione ujvara apo turizëm malor, resurse që bashkia Gramsh i ofron. Në ndihm të zjarrfikësve kanë ardhur dy automjete 4×4 të prodhimit viteve të fundit një gomone si dhe paisje kërkim shpëtimi malore, po ashtu dhe restaurimin e tendës ballore të repartit zjarrfikës, të cilët do e bëjn më efikas kërkim shpëtimin nga ky repart për turistët që përballen me situata të rrezikshme.
Kryetari i bashkisë Gramsh Klodian Taçe u shpreh falenderues për financuesit e projektit.

I pranishëm në ceremoninë e dorzimit të paisjeve deputeti i zonës Besjan Ajazi u Shpreh falenderues trupës se zjarrfikësve Gramsh. Gramshi ka nevoj për projekte të tilla po ashtu ai bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare që të hedhin vështrimin financiar dhe nga rrethe të tilla si Gramshi për ti ndihmuar.

Molta Komino Drejtoresha e shërbimit zjarrfikës falenderoj të gjith pjesmarrësit si dhe u shpreh se ky është një projekt i rëndësishëm për zjarrfikësit e Gramshit, ajo bëri thirje që dhe bizneset dhe bashkit të jenë pranë shërbimit zjarrfikës.

Përfaqësuesi i projektit i pranishëm në ceremoni u shpreh i emocionuar për këtë projekt dhe se duhet shtohet bashpunimi mes Maqedonisë së veriut dhe Shqipëris. Bashkpunimi ndërkombëtar kryesor është të thyhen barrjerat kufitare dhe të jemi bashkpuntor. Qëllimi i këtij projekti është të jemi të gjith bashk të bashkëpunojmë bashk sidomos kur ka situata të rrezikshme të jemi pranë njëri tjetrit pa barriera kufitare.
Ne kemi një mardhënie shumë të mir me zjarrfiksit Gramsh dhe qëllim kemi që në të ardhmen të kemi trajnime të përbashkëta. Kjo miqësi nuk përfundon këtu por do të vazhdoj dhe më tej jo vetëm me paisje por për të ndihmuar njëri tjetrin në situata rreziku.

Drejtori zjarrfikës i Gramshit u shpreh se ky projekt e ka ndihmuar jashtëzakonisht zjarrfiksen Gramsh dhe se u lehtëson punën e kërkim shpëtimit jo vetëm për turistët por dhe për të ndihmuar qytetarët që gjënden në situata rreziku.

Zjarrfikësia Gramsh është e para që fiton një projekt të tillë në qarkun e Elbasanit. Projekt i cili do ti vij në ndihm turistëve por jo vetëm, në çdo situatë rreziku për të shpëtuar jetë njerzish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu