100-vjetori i pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve/ Meta:”Përforcoi sovranitetin tonë”.

0

Në 100-vjetorin e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve nuk kanë munguar urimet e presidentit shqiptar, Ilir Meta.
Përmes një postimi më rrjetet sociale Meta është shprehur se pranimi në Lidhjen e Kombeve e forcoi akoma edhe me tepër sovranitetin e shtetit shqiptar.

“Si sot, 100 vjet më parë, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913.

Mundi, sakrificat dhe luftërat e popullit shqiptar, sidomos përpjekjet diplomatike të patriotëve, kudo ku ndodheshin, veçanërisht të Federatës Patriotike “Vatra” dhe kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Fan S. Noli, u kurorëzuan nëpërmjet këtij akti jashtëzakonisht të rëndësishëm, që e pranoi Shqipërinë, edhe pse të lodhur e të copëtuar nga Lufta e Parë Botërore, si të barabartë mes të gjitha kombeve, me të drejtat dhe detyrimet, që buronin nga anëtarësimi në këtë organizatë.

Mirënjohje për kontributin e spikatur të Presidentit amerikan Thomas Ëoodroë Ëilson, i cili nëpërmjet planit të Tij prej 14 pikash hodhi themelet e një paqeje të barabartë në Europë, krijimin e konceptit të kombeve me të drejta të barabarta, pavarësisht madhësisë së tyre dhe vizionin për një organizatë të sigurisë kolektive si Lidhja e Kombeve.”, shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu