250 gra të dhunuara për 6 muaj në Elbasan

0

Qindra raste në pak muaj teksa vitet kalojnë dhe shoqëria përparon, duket se Shqipëria vijon të bëjë hapa mrapa sa i takon dhunës me bazë gjinore. Qarku i Elbasanit vijon të jetë një ndër qarqet më problematike ku dhuna në familje, kryesisht ndaj gruas vijon të godasë e të marrë jetë grash.

Alarmante mbeten shifrat dhe për 6 muajorin e parë të vitit 2021, ku në qarkun e Elbasanit janë identifikuar rreth 250 raste të dhunës në familje.

Lidhur me këtë situatë Forumi i Gruas ka organizuar një sesion me aktorë kyç për evidentimin dhe parandalimin e dhunës në familje në 8 bashkitë që operon ky forum.

Presidentja e Forumit të Gruas Shpresa Banja, shprehet se shifrat mbeten tejet shqetësuese, gratë vijojnë të dhunohen dhe për këtë një pjesë të përgjegjësisë ajo ia delegon dhe institucioneve si Policia e Shtetit apo edhe Bashkitë.

Shumë femra të femra të cilat vuajn dhunën psikologjike si dhe atë fizike pranojnë të jetojnë në një ambient të tillë, pasi nuk janë në dijeni të mundësive që kanë për të shpëtuar përgjithmonë nga dhuna.

Shpresa Banja shpjegon se jo vetëm Forumi i Gruas që ajo drejton, por gjithashtu edhe institucionet shtetërore ofrojnë shërbime falas për këdo që ka nevojë për ndihmë.

Një grua e cila vendos të ngrihet do të gjejë mbështetjen e qindra të tjerave për ta ndihmuar, por thelbësore është që të mos heshtë dhe të mos i dorëzohet së keqes.

infowebtv.com 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu