Si e komentojnë qytetarët e Elbasanit vaksinimin e personaliteteve

0

Kryeministri Edi Rama ka folur sot, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Elbasanit, për vaksinimin e personaliteteve, duke theksuar se sipas tij reagimet pas komunikimit të këtij vendimi ka qenë i padrejtë.

Ai pohoi se bashkë me personalitetet do të vaksinohen edhe të moshuarit e zakonshëm.

“Nuk janë as të parët me diferencë, janë të parët në një ditë të parë, ku do të vaksinohen edhe njerëz të zakonshëm. Fillon me ta në mënyrë simbolike, në mënyrë shembullore, për të vijuar me tjerët”, u shpreh Kryeministri.

Qytetarët e Elbasanit shprehen se shumica e tyre nuk e kanë bërë vaksinën. Pyetur nga InfoWebTv ata thonë se nuk kanë ndërmend ta bëjnë vaksinën, si dhe vaksinimi i personaliteteve është vendim i duhur nga qeveria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu