3 benefitet kryesore që sjell agjërimi gjatë Ramazanit

0

Parandjenjat se agjërimi do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj janë të gabuara.Këto janë 3 benefitet kryesore që sjell Ramazani.

Largon veset/zakonet e këqija

Meqenëse do të agjëroni gjatë ditës, Ramazani është koha e përkryer për të larguar zakonet e këqija. Veset si pirja e duhanit apo alkoolit dhe ushqimet me sheqer nuk duhet të konsumohen gjatë Ramazanit.Gradualisht,trupi juaj do të mësohet me mungesën e këtyre produkteve,duke bërë kështu që veset të largohen përfundimisht.

Redukton dëshirën për të ngrënë

Dietat drastike që shumica prej jush ndjekin nuk janë aspak pozitive.Kjo për shkak se pesha e humbur rikthehet në momentin që dieta ndalon.Por kjo gje nuk ndodh me agjërimin.Reduktimi i ushqimit të konsumuar gjatë agjërimit bën që stomaku juaj të tkurret gradualisht, që do të thotë se do të duhet të hani më pak ushqim për t’u ndjerë i ngopur.

Ul kolesterolin

Sapo përmendim periudhen e Ramazanit,mendja na shkon tek humbja e peshës,por shëndeti nuk përballet vetëm me këtë ndryshimMjekët tregojnë se njerëzit që vëzhgojnë Ramazanin gëzojnë një efekt pozitiv në profilin e tyre lipidik, që do të thotë se ka një ulje të kolesterolit në gjak.

InfoWebTv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu