31-vjeçarja gjendet e djegur në shtëpinë e saj, arrestohen 3 persona

0

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia angleze pasi një grua u gjet e djegur në banesën e saj në një shtëpi në Bury.

Shërbimet e urgjencës morën një telefonatë për në lagjen ‘East Street’ në Bury të Anglisë dhe konstatuan brenda në banesë 31-vjeçaren e djegur, por me shenja jete.

Edhe pas përpjekjeve të stafit mjekësor ajo vdiq pak orë më vonë.

Tani tre persona të moshës 34 vjeç, 24 vjeç dhe 26 vjeç janë arrestuar në lidhje me incidentin dhe qëndrojnë në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Policët, së bashku me hetuesit dhe mjeko-ligjorët tani po punojnë për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu