314 persona aktiv me Covid-19 në Elbasan. Para pak ditësh humbi jetën një 20-vjeçar

0

Rriten ndjeshëm rastet me COVID në Elbasan. varianti DELTA mendohet se është përhapur në masë.
Drejtori i qendrës së kujdesit parësor shëndetësor, Xhevahir Budani, rendit disa nga arsyet e kësaj situate, ndonëse pranon se situata konsiderohet sërish si e qetë: “Këto ditë ka pasur shtim të numrit të rasteve. Kjo vjen nga varianti i ri Delta dhe mungesa e kujdesit nga ana e qytetarëve”.

Ndonëse vaksinimi vlerësohet që po ecën me ritme të kënaqshme dhe që parandalon simptomat e rënda të virusit në rang qarku, në Elbasan rezultojnë të vaksinuar më pak se një e treta e popullsisë. Moshat e reja janë më indiferentët për t’u vaksinuar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 24 persona, ndërsa rastet aktive janë 314.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu