Rrëmbyen vajzën 19 vjeçare të biznesmenit shqiptar/ Pas 20 vitesh arrestohet një prej autorëve

0

Një 19 vjeçare ishte rrëmbyer nga katër të dyshuar, të cilët për lirimin e saj kërkonin një shumë të madhe parash nga familja e vajzës së biznesmenit nga Prizreni.

Pas rreth 20 vitesh, është arrestuar një nga katër të dyshuarit për rrëmbimin e saj. Për ta kthyer 19-vjeçaren në shtëpi, rrëmbyesit kishin kërkuar 400 mijë marka nga familja e saj. Ndërkohë, vajza u lirua në këmbim të të hollave që familja kishte siguruar për rrëmbyesit. Nga ana tjetër, policia nuk kishte arritur të arrestonte asnjërin nga katër të dyshuarit, të cilët pas grabitjes ishin arratisur.

Tashmë, pas rreth 20 vitesh në pikën e kalimit në Merdare, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, është arrestuar një prej të dyshuarve. 53-vjeçari me iniciale N.P. u arrestua nën dyshimet se ishte pjesë e grupit të cilët kishin rrëmbyer 19-vjeçaren. Por, policia nuk ka arritur të arrestojë edhe tre të dyshuarit e tjerë të cilët gjenden në arrati që nga koha e rrëmbimit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu