73-vjeçari shqiptar habit policinë italiane, punonte si shitës kokaine

0

Policia italiane ka arrestuar një 73 vjeçar shqiptar sepse duhej të shlyente një dënim me 2 vjet dhe 1 muaj burg për shpërndarje kokainë.

Urdhri për burgim u dha nga Gjykata e Triestes.

Në vazhdim të operacionit, në shtëpinë e tij u krye një kontroll dhe aty u gjetën 300 gramë kokainë e pastër dhe 100 gramë substancë prerëse për të.

Pranga edhe çiftit shqiptar

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se edhe një çifti shqiptar në Taranto të Italisë i’u kapen 20 kg kokainë që më pas u sekuestrua. Droga ishte fshehur në një depo me mjete bujqësore, ngjitur me shtëpinë, ku agjentët gjetën një qese plastike të zezë me më shumë se 14 kg kokainë, ndërsa në një tjetër qese 5 kg me të njëjtën substancë narkotike.

Nga operacioni u arrestua gruaja me origjinë shqiptare, ndërsa burri arriti që të arratiset duke u shpëtuar agjentëve. Policia italiane kishte rënë prej pak kohësh në gjurmët e çiftit, ndërsa ndoqën shqiptarin gjatë takimeve me korrierët e drogës, që gjithashtu ishin shqiptarë.

Agjentët ndërhynë duke ndaluar shqiptarin, të cilit i’u gjetën 900 euro me vete dhe duke qenë nervoz nuk arriti të shpjegonte burimin. Kjo i shtyu efektivët që të bënin kontroll në banesën e tij ku u gjet kokaina dhe një sasi e vogël kanabisi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu