Mes personave të infektuar me Covid në qytetin e Elbasanit një është mësues në shkollën e mesme “Mahir Domi”. Burime bëjnë të ditur se në këtë gjimnaz janë karantinuar disa mësues.
Ndërkohë në Peqin kanë rezultuar pozitiv me Covid edhe 8 anëtarë të Kopshtit, mes të cilëve 4 edukatore dhe staf. Ky kopsht u mbyll disa ditë më parë.
Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në përditësimin e fundit të rasteve tha se në Elbasan janë regjistruar 7 raste të reja me Covid.