Visari 21 vjeç festoi Vitin e Ri në shtëpi, Covidi i mori jetën krejt papritur

0

 

Visar Bici, i lindur në Bulqizë dhe me banim në Durrës ishte viktima më e re e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.

I riu ishte i shtruar prej pak ditësh në spitalin Infektiv, ku edhe ndërroi jetë pasditën e datës 7 janar.

Mësohet se i riu kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe siç mëson abcnews.al ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 të mbrëmjes në spital.

Burime bëjnë me dije se i riu ishte në shtëpi deri më datë 1 janar dhe ka festuar Vitin e Ri me familje, por një përkeqësim i beftë i situatës ka bërë që të dërgohet urgjentisht në spital duke ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme, më datë 7 janar.

Bici ndejti vetëm pak ditë i shtruar pasi komplikacionet e shkaktuara nga koronavirusi, në një terren ku trupi vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, bënë që ai të mos mund t’ia dilte më tej.

Krahas 7 të vdekurve, ku mes tyre ishte edhe 21-vjeçari Visar Bici, gjatë ditës së sotme u raportuane dhe 673 raste të reja me koronavirus ku spikasin Tirana, Durrësi dhe Vlora.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu