Përplasi për vdekje 50-vjeçarin që u gjet në kanal, arrestohet drejtuesi i furgonit

0

Arrestohet nga policia një 38-vjeçar i cili tre ditë më parë përplasi me furgonin e tij sprinter një 50-vjeçar që u gjet i vdekur në kanal. Viktima, i identifikuar si Gëzim Gjyrdyku u gjet i pajetë në një kanal në vendin e quajtur “Vajkan” teksa kthehej nga puna si roje.

Në pranga është vënë E. Dh., 38 vjeç, banues në Tiranë ndërsa është ndaluar 22-vjeçari me iniciale K. M., 22 vjeç, banues në Tiranë që udhëtonte si pasagjer në furgonin që përplasi për vdekje 50-vjeçarin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

“Identifikohet, kapet dhe ndalohet drejtuesi i automjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në vendin e quajtur “Vajkan”, u largua nga vendngjarja. Gjithashtu ndalohet edhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 05.01.2021 në vendin e quajtur “Vajkan”, ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi G. Gj., bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit së bashku me mjetin që drejtonte tip Furgon Sprinter Mercedez Benz, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekje 50-vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, i drejtuesit të mjetit, shtetasit E. Dh., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe ndalimi i pasagjerit në këtë mjet, shtetasit K. M., 22 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale automjeti tip Furgon Sprinter Mercedez Benz, që drejtonte 38-vjeçari. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Gëzim Gjyrdyku, 50-vjeçari i cili u aksidentua për vdekje në Fier ishte baba i tre fëmijëve. Burime bëjnë me dije për ABC se ai punonte si roje në një subjekt privat dhe në momentin kur ndodhi ngjarja po kthehej nga puna për në shtëpi.

Familjarët ishin vënë në kërkim të tij përgjatë gjithë orëve të natës dhe vetëm në mëngjes kanë arritur të konstatojnë trupin e tij në anë të autostradës në një kanal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu