Një aksident është shenuar pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur dy makina dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një person.
Ende nuk bëhet me dije si shfaqet gjendja e të plagosurit, ndërkohë që në vendngjarje është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses.
Policia dhe ambulanca po shkojnë me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërkohë që pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.