Gjobiten 453 brenda ditës për mosrespektimin e masave antiCovid,ndërsa 5 të tjerë shoqërohen në komisariat

0

Policia e Shtetit  gjatë 24 orëve të fundit, ka gjobitur 453 persona të cilët ishin pa maska mbrojtëse nga Covid-19, dhe ka shoqëruar 5 persona të tjerë për mos tregimin e mjetit të tyre të identifikimit.

Përtej detyrës së saj funksionale si ruajtëse dhe zbatuese e ligjit, gjatë periudhës së pandemisë është marrë dhe me zbatueshmërinë e masave anticovid nga ana e qytetarëve, të cilët duhet ta mbajnë maskën sapo dalin nga ambientet e shtëpisë, pasi mos mbajtja e saj çon në gjobitjen prej 3.000 lekësh.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 453 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu