Studenti kaloi 11 muaj në koma pas një aksidenti të rëndë më makinë, kur zgjohet nuk kishte dijeni që bota po përballej më Covid-19.
Joseph Flavill, 19 vjeçar u shtrua menjëherë në spital pasi kishte marrë dëmtime të shumta në trup pas aksidentit që bëri më makinë, ndërkohë që po ecte në këmbë në Burton, Staffordshire më 1 mars .
Studenti nga Tutbury hyri në koma tre javë para se pandemia të përfshinte botën. Ai e kaloi Covid-19 dy herë gjatë kohës që ishtë në spital por e mori veten dhe tani kaloi fazën e dytë të komës.
Por kjo gjë do të thotë se djaloshi nuk kishte aspak dijeni për ç’ka po ndodhte rreth e qark tij, dhe që nuk e dinte se kishte pandemi.
Ai tani po flet me të dashurit e tij por vetëm me anë të rrjeteve sociale kjo për shkak të pandemisë. E vetmja që e shikonte djalin ishte mamaja e tij, që ishte shumë e shqetësuar për djalin e saj që tani po e merrte veten. Ajo tani po përpiqet sesi t’ia shpjegojë atij se çfarë kaosi ka kapur botën gjatë kohës që ai ishte i pavetëdijshëm.