Prej tre javësh infrastrukrura në të cilën lëvizin automjetet në qytetin e Elbasanit është në gjendje të mjerueshme. Punimet për rikonstruktimin e rrugëve edhe pse kanë filluar janë lënë përgjysmë.
Gropa të mbushura me ujë, zhavorr e gërryeje të sipërfaqes , probleme me të cilat hasen qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Sipas qytetarëve këto punime që kanë nisur i përkasin vetëm partive politike e fushatave elektorale:
“Punimet kanë më shumë se 2 vite që mund të kenë filluar e në momentin kur afrojnë zgjedhjet bashkia nis punimet, të cilat supozohen të mbarojnë brenda 1 muaji, gjë që vështirë të ndodhi. ”
Edhe pse rrugët tashmë janë në hapat e para të rikonstruktimit asnjë prej punëtorëve përkatës të Bashkisë nuk ndodhet në terren për të monitoruar situatën. Kjo situatë ka rënduar dhe trafikun në qytet.