Kina nxjerr të “palarat”: Vaksina jonë nuk është efektive

0

Në një deklaratë të pazakontë Kina ka pranuar zyrtarisht se vaksina e tyre kundër Covid-19 ka një efektivitet të ulët,e cila mund të sjellë dhe efekte anësore.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu I cili tha se vaksina kineze nuk ka një nivel të lartë mbrojtjeje.

“Vaksinat kineze nuk kanë një nivel mbrojtje shumë të lartë. Jemi duke marrë në konsideratë nëse duhet të përdorim vaksina të tjera të prodhuara në linja të ndryshme teknike për të çuar përpara procesin e imunizimit”- tha ai.

Ky lajm vjen ndërkohë që Kina po shpërndan miliona doza të vaksinës në shumë vende të botës mes tyre dhe Shqipëria e cila dy javë më parë filloi procesinin e vaksinimit masiv të qytetarëve.

Studiuesit brazilianë më herët kanë deklaruar se efektiviteti i vaksinës kineze të prodhuar nga kompania Sinovac arrin deri në 50.4 për qind, krahasuar me 97 për qind që ka ajo e Pfizer.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu