Në Transilvani, është ngritur një qëndër vaksinash Covid-19 në kështjellën e Drakulës për vizitorët.
Kjo iniciativë e një qendre vaksinimi në Kështjellën e Drakulës, është një pjesë e një përpjekje qeveritare për të inkurajuar edhe më shumë rumunët për tu vaksinuar.
Qeveria e vendit deklaron se dëshiron të vaksinojë 10 milion njerëz deri në shtator, por pothuajse gjysma e rumunëve thonë se hezitojnë të marrin vaksinën dhe sipas një studimi nga Globesec, Rumania është një nga vendet me nivelet më të larta të hezitimit për të bërë vaksinën e Covid-19 në Evropë.
Në maj, çdokush mund të paraqitet pa takim për të bërë vaksinimin dhe gjithashtu marrin hyrje falas në ekspozitën e kalasë të 52 instrumenteve të torturës mesjetare.
Ekziston gjithashtu një shpresë që shërbimi të sjellë më shumë njerëz në kështjellën në malet Karpate të Rumanisë, ku numri i turistëve ka rënë gjatë pandemisë.
Rumania ka regjistruar më shumë se një milion infeksione që nga fillimi i pandemisë dhe gati 29,000 vdekje.