Është zhvilluar në Gjykatën e Durrësit seanca për dhënien e masës së sigurisë për tre personat e arrestuar gjatë operacionit “Muzeu”, të cilëve iu sekuestruan 3 mina me telekomandë. Gjykata ka dhënë për të tre masën e arrestit me burg.
Gjykata ka vlerësuar si të ligjshëm masën e arrestit për Ilir Alliuin, i cili ishte dhe drejtues mjeti, Edmond Bardhi, pasagjer dhe Bledar Çakalli, pasagjer.
Minat që u gjetën nga Policia, do të shiteshin për një vlerë deri në 3 mijë dollarë.