Pas Tiranës dhe Korçës, Elbasani është bashkia e tretë në vend që aplikon parkimin publik me pagesë qe nga data 5 korrik 2021. Me anë të një vendimi të Këshillit Bashkiak u vendos lidhur me rrugët publike që do kalonin me pagesë si dhe tarifat përkatëse në raport me automjetet.
Qytetarët e Elbasanit ndajnë mendime pro dhe kundër lidhur me këtë vendim. Mjaft përdorues automjetesh e konsiderojnë atë si një kosto shtesë që vështirëson edhe më shumë situatën e krijuar nga pandemia “Covid-19”. Gjithashtu edhe me problemet e theksuara sociale me të cilat përballet Elbasani.
Ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve e konsideron si një vendim i duhur i cili duhej të ishte aplikuar më parë për të normalizuar tarfikun dhe qarkullimin në qytet.
Nënkryetari i bashkisë Elbasan, Taulant Sinanaj e konsideroi vendimin për pakimet publike me pagesë si të nevojshëm dhe të mirëstudiuar.
Bashkia Elbasan parashikon që administrimin dhe arkëtimin e parkimeve me pagesë ta bëjë vetë, pa kontraktuar firma private apo institucione të tjera.
infowebtv.com