Plagosja rëndë e nënës me 3 fëmijët në Velipojë, arrestohet tregtari që ju shiti gazin

0

Petrit Mlloja, tregtari i cili ju shiti gazin familjes nga Velipoja që u djeg në hotelin e tyre pas shpërthimit të bombulave, është arrestuar ditën e sotme.

Në njoftimin e saj zyrtar, Policia bën me dije se Petrit Mlloja është arrestuar pasi ushtronte aktivitetin e tij pa licensë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Velipojë, aty ku në orët e para të mëngjesit shpërthyen disa bombula gazi dhe si pasojë katër persona të një familje mbetën të lënduar rëndë.

Të katërt këta persona, anëtarë të familjes Gjoka, kanë pësuar dëmtime të shumta në trup për shkak të djegies nga shpërthimi i bombulës së gazit.

Personat e mbetur të lënduar janë Klarisa Gjoka 15-vjeçe, Danjela Gjoka 18-vjeçe, Enriko Gjoka 19-vjeç dhe e ëma e tyre Alketa Gjoka 40-vjeçe, anëtarë të familjes së pronarit të hotelit, i cili ndodhet në Itali.

Familja Gjoka janë transportuar drejt Italisë për trajtim më të specialiszuar, pasi gjëndja e tyre vazhdon të jetë e rëndë.

Njoftimi:

Shkodër

Ushtronte pa licencë aktivitetin tregtar të shitjes së gazit, vihet në pranga nga Policia.

Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

P. M., 46 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët djegëse” dhe “Tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve djegëse, në kundërshtim me ligjin”.

Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 04.07.2021, në fshatin Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, në një hotel trekatësh, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi mbetën të dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe dhe E. Gj. 12 vjeç, u konstatua se gazi që përdorej në këtë hotel tregtohej në kundërshtim me ligjin nga shtetasi P. M., të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti nga ISHTI.

Shtetasi P. M. e ka shkelur masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu