“Nah he tweakin” është fraza më e përdorshme ditët e fundit në Instagram dhe të gjithë njerëzit janë të konfuzuar.
Shumica e komenteve mendohet se bëhen nga lloje softuerësh që bëjnë komente duke automatizuar veprimet tuaja, por as njerëzit e vërtetë nuk kanë hezituar për t’iu bashkuar trendit.
Trendi nisi nga Lil Nas X dhe skateboarderin amerikan Tony Hawk.
Siç është bërë e ditur në media, atletet e Lil Nas X kanë “marrë dhenë” për faktin se përmbanin gjak njeriu. “Këpucët e Satanit” u shitën menjëherë edhe pse u përndoqën nga kritika të shumta.
Tony Hawk njoftoi se do të nxirrte në shitje skateboardin Liquid Death të mbushur me gjakun e tij, një formë e njëjtë kjo me atletet eLil Nas X.
Faqja @rap në Instagram publikoi njoftimin e Hawk dhe Lil Nas X komentoi “nah he tweakin”.
Kaq mjaftoi që njerëzit të komentonin kështu në çdo postim të Instagramit.
E përkthyer fjala “Nah” ka kuptimin “jo” . Ndërsa fjala “tweakin” në kulturën hip-hop/ rap i referohet dikujt që ka marrë shumë stimulues. E thënë ndryshe, përdoret për të përshkruar dikë që nuk vepron në mënyrë racionale.
infowebtv.com