A duhet të japë dorëheqjen Sali Berisha? Ja si përgjigjet ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli

0

Në mbledhjen e kryesisë së thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha, të strukturave paralele në Partinë Demokratike, ishte e pranishme dhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.

E pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen, Topalli u shpreh se ai duhet të japë dorëheqjen në zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale.

Jozefina Topalli: E para këto nuk ishin zgjedhje. E dyta pushteti nuk do të ndalet dhe e treta opozita nuk bëhet me modelin e ish-kryetarit.

Gazetarja: A duhet të ketë dorëheqje?

Topalli: Në zgjedhjet politike po!

Nga ana tjetër vetë Berisha i konsideroi këto zgjedhje të vjedhura dhe tha se bandat ishin në rrugë për të blerë votat për qeverinë e Edi Ramës. Pavarësisht se statuti i miratuar nga vetë Berisha parashikon mocionin e besimit për kryetarin në rast se humb zgjedhjet lokale, deri tani diçka e tillë nuk është diskutuar, sa kohë që për PD-në e Berishës zgjedhjet nuk ishin të lira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu