Në Ditën Ndërkombëtare të Abuzimit Ndaj Fëmijëve ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë apel që kriminelët të lihen në burg.
Në ditën Botërorë për parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, Kim thekson se Shqipëria duhet të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve, ndërsa thekson se autoritetet duhet të bashkëpunojnë me shoqërinë civile për mbrojtjen e tyre.
“Në ditën Botërorë për parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të krijuar një vend më të sigurt për rritjen e fëmijëve. Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë”, shkruan në rrjetin social “Facebook”.
Ballina AKTUALITET Abuzimi me fëmijët/ Yuri Kim:”Kriminelët në burg! Fëmijët lërini të jenë fëmijë!”