Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin/Sa është numri i të plagosurve?

0

Një aksident është shenuar pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Sipas informacioneve paraprake mësohet se janë përplasur dy makina dhe si pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Ende nuk bëhet me dije si shfaqet gjendja e të plagosurit, ndërkohë që në vendngjarje është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikëses.

Policia dhe ambulanca po shkojnë me urgjencë drejt vendngjarjes, ndërkohë që pritet ekspertiza e grupit hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu