Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin me pasojë plagosjen e 6 shtetasve. Një mjeke në gjendje serioze për jetën

0

 

Aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Papërr pikërisht në atë që njihet si “kthesa e vdekjes” në këtë segment rrugor.

Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip Toyota me targë AA 518 me mjetin tip Benz me targë AA 030 SV kanë mbetur të plagosur 6 shtetas mes të cilave një vajzë e re me profesionin mjeke mësohet se ndodhet në gjende serioze për jetën. Të lënduarit janë transportuar për në spitalin kirurgjik dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe një zjarrfikëse e cila ka ndohmuar në nmxjerrjen e vajzës së bllokuar brenda mjetit.
Ndërkohë policia ka normalizuar tarfikun e krijuar në të dy anët e autostradës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Shepjësia tej normave dhe parakalimi i gabuar mendohet se janë bërë shkak i këtij aksidenti.

Në të njëjtin vend kanë ndodhur disa aksidente me pasoja fatale për jetën e disa qytetarëve.

Video nga aksidenti:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu