Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Prrenjas, Benzi përplaset me një furgon, 3 persona të plagosur

0

 

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd Prrenjas, në fshatin Hotolisht.

Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip benz me një furgon mallrash kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit.

Mësohet se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që shkak për aksidentin dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga Policia për aksidentin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu