Aksident në aksin Elbasan-Metalurgji, një shtetas në gjendje të rëndë në spital

0

 

Dita e verës nuk shpëton pa aksidente në Elbasan.

Një i tillë u regjistrua pak pas mesdite në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Dy automjete u përplasën mes tyre dhe përfunduan në anë të rrugës në një arë.

Si pasojë e përplasjes një shtetas ka përfunduar në gjendje serioze për jetën në spital.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Gjatë ditës së sotme ka pasur një trafik të rënduar në rrugët e Elbasanit. Për pasojë janë regjistruar disa përplasje me automjete por fatmirësisht pa pasoja për qytetarët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu