Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, shoferi hidhet jashtë para rrokullisjes së mjetit në përrua

0

Në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan një automjet si pasojë e qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në “Përroin e Babjes”.

Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Automjeti sipas dëshmitarë ka pësuar dëmtime të shumta pasi është rrokullisur të paktën 10 metra poshtë rrugës.

Nxjerrja e automjetit nga shtrati i përroit është bërë me vështirësi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Drejtuesi i automjetit sipas burimeve nga vendngjarja është hedhur gjatë kohës që ka dalë jashtë korsisë së rrugës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu