Aksident në autostradën Fier-Lushnje, përplasen tre makina, problem qarkullimi

0

Tre makina janë përfshirë në një aksident, në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Toyota”, një “Benz” dhe një “Audi”, ndërkohë shton se deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale.

Aksidenti i ndodhur ka shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve, pasi për një pjesë së tyre qarkullimi është devijuar në aksin dytësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu