Aksident/ Përplasen tre automjete në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen tre shtetas

0

 

Një aksident në seri ka ndodhur rreth mesditës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Tre automjete janë përplasur ems tyre në afërsi të fshatit Labinot-Fushë.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar tre shtetas të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila kreu veprimet proceduriale.

Mendohet se shkaku i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu