Aksidentohet mjeti/ Me gjyshin shofer, 14-vjeçari përplas kokën rëndë në trotuar

0

Një aksident i rëndë është shënuar në nacionale Sarandë-Ksamil, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Mësohet se një mjet ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal jashtë rruge. Për rrjedhojë është plagosur Renato Pali, 14 vjeç, banor i Ksamilit.

Bashke me 14-vjeçarin ne makine ndodhej gjyshi i tij, njëherësh edhe drejtues i mjetit, nëna dhe tezja e djalit. Makina ka dale nga rruga dhe në të njëjtën kohë edhe djali, i cili është përplasur me kokë në trotuar.

Adoleshenti mësohet se ka marrë fraktura në kokë dhe për mjekim më të specializuar është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE: Më datë 15.05.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi F. N ka humbur kontrollin mbi mjet dhe për pasojë është përplasur me murin mbajtës. Si pasojë është dëmtuar pasagjeri në këtë mjet, shtetasi i mitur me iniciale R. P, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu