Akuzohet se vrau me armë gjahu shokun, 27-vjeçari mohon autorësinë: Na qëlluan

0

Klodian Kola, 27-vjeçari i cili sipas policisë dyshohet se ka vrarë me armë gjahu pa dashje shokun e tij Elidon Basha ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij para uniformave blu duke pretenduar se viktima mund të jetë qëlluar nga një person i tretë.

Burime bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë plumbi në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Dibrës ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.
Më pas rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm i riu është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Pas gjysmë ore rrugë, si pasojë e plagës së rëndë nga e cila ka pësuar gjakderdhje i riu ka ndërruar jetë.

Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale pasi të dy të rinjtë kishin dalë për gjah, por tashmë po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

Elidon Basha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu