Sipas renditjes së bërë nga FIFA për muajin nëntor, Shqipëria është rritur në tre pozicione duke kaluar në vendin e 66-të pas fitores me Bjellorusinë.
Nuk ka ngritje për Kosovën, që pozicionet e 117-ta në renditjen e FIFA-s. Për rrjedhojë në kualifikueset e Botërorit 2022 do të jetë në vazon e pestë, kurse Shqipëria në vazon e katërt.
TOP 15 – Ka lëvizje edhe në renditjen e skuadrave më të mira të botës. Gjashtë pozicionet e para nuk ndryshojnë, me Belgjikën që renditet në vendin e parë dhe podiumi plotësohet nga Franca dhe Brazili. Anglia, Portugalia dhe Spanja vijnë pas tyre.
Argjentina ka ngjitur një shkallë dhe tani është e shtata, duke parakaluar Uruguain. Rënie për Kroacinë që shkon në vendin e 11-të, kurse Meksika (9) dhe Italia (10) janë ngjitur me nga dy vende në renditje. Kolumbia ka pësuar një rënie me 5 shkallë, kurse me nga një pozicion janë përmirësuar Danimarka, Gjermania dhe Holanda.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





