Ambasada shqiptare në Greqi/ Nga nesër mbyllen aplikimet për pasaporta

0

Ambasada shqiptare në Greqi, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka bërë me dije se dita e fundit e aplikimit të emigrantëve shqiptarë për karta identiteti dhe pasaporta është data 30 dhjetor. Zyrat e aplikimit do të rihapen më datën 5 janar të vitit 2021.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Në bazë të njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, ju informojmë se:
Ζyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.
Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu