Sulçebe: “Gjysma e Tiranës e ka kaluar Covid-19.”

0

Akademia e Shkencave përmes një konference shtypi, prezantoi rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.

Akademiku Genc Sulçebe dhe profesor Alban Ylli paraqitën rezultatet, në të cilat mësohet se 50% e popullsisë në Tiranë ka tashmë antitrupa për Covid-19. Kurse, në rang kombëtar, imuniteti për Covid-19 është rreth 25%. Imuniteti në Shqipëri sipas drejtuesëve të projektit është relativisht i ulët.

Po ashtu, ata thanë që versioni i ri i koronavirusit, i ardhur nga Afrika e Jugut, nuk ka vdekshmëri më të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu