Ana Lleshi dhe Arsimi kapen “mat” dhe fotoja flet vetë

0

Pak ditë më parë, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” konfirmuan se ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.

“Iconstyle.al” ka siguruar një foto të Anës dhe Arsimit në një ambient publik në kryeqytet, teksa pinin diçka e bisedonin me njëri-tjetrin, pa praninë e personave të tjerë.

Megjithëse nuk u futën njëkohësisht në “Për’puthen”, ata gjetën mënyrën për t’u njohur së bashku e për të nisur një romancë kaq të përfolur në rrjet.

Burimi: Iconstyle.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu