Thuajini lamtumirë dhjamit të tepërt duke shtuar në listën tuaj këto ushqime!

0

1-Avokado

Ajo është e pasur me yndyra të mira të cilat djegin dhjamin. Pikërisht këto yndyra djegin dhjamin, por në të njëjtën kohë shërbejnë si një burim i madh energjie për trupin tonë.

Avokadot përmban gjithashtu edhe një sheqer, i cili bën të mundur lirimin e insulinës dhe nxit absorbimin e kalciumit, dy funksione kryesore për humbjen e dhjamit. Gjithashtu ajo është e pasur me antioksidantë të dhe vitamina  për të cilat trupi jonë ka nevojë.

Sipas një studimi të botuar në “Journal of Nutriton’, pjesëmarrësit që hëngrën vetëm gjysmën e një avokadoje në drekë, u raportua se 40% prej tyre kishin humbur dëshirën për të ngrënë për orë të tëra.

2-Çaji jeshil

Ju mund të përshpejtoni metabolizmin tuaj duke pirë çaj jeshil. I pasur me ushqyes të shumtë dhe me një përmbajtje të ulët kafeine, çaji jeshil rrit funksionin e trurit, uljen e dëshirës për ushqim dhe djegien natyrale të yndyrës. Çaji jeshil është provuar gjithashtu se mund të ulë rrezikun e kancerit.

4 gota çaji jeshil në ditë është e mjaftueshme për të rritur metabolizmin.

3-Veza

Ajo është e pasur me Omega-3 të cilat zvogëlojnë natyrshëm yndyrat e barkut. Një proteinë prekte, por gjithashtu vezët përmbajnë edhe 9 aminoacide thelbësore dhe yndyra të mira të cilat zvogëlojnë natyrshëm inflamacionin duke shtypur prodhimin e enzimave që shkaktojnë kërce në trup. Sigurohuni që jeni duke përzgjedhur vezë të mira dhe jo nën ndikimin hormoneve artificiale, perfekte janë vezët e freskëta të fermave.

4-Gjalpi indian

Gjalpi është në krye të listës sonë të ushqimeve të shëndetshme megjithëse kjo është e habitshme. Ai tretet shumë shpejt dhe përmban shuam vitamina A, D, E dhe K. Gjithashtu përmban edhe acid lionelik dhe omega-6, të cilat përmirësojnë masën e trupit tonë. Shtimi i gjalpit indian në rutinën tonë të përditshme mund të rrisë humbjen efektive të peshës. Ju kujtojmë se përveç të tjerave ai është edhe shumë i shijshëm.

 5-Grejpfruti

Nutricionisti Timothy Ferriss thotë se një dozë grejpfruit çdo ditë zvogëlon dëshirën tonë për të ngrënë. Ai rekomandon përdorimin e lëngut të grejpfruitit për të mbajtur të qëndrueshëm nivelin e sheqerit në gjak, duke kompensuar insulinën  dhe duke ulur dëshirën për të ngrënë.

Ky lëng është i pasur me fibra të tretshme dhe zvogëlon oreksin tonë nëse e konsumojmë para buke.

6-Bishtajoret

Prania e bishtajoreve në dietën tonë është një detox natyral për trupin tonë dhe djeg dhjamin e tepërt. Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer fibrash distike dhe kanë përfitime të shumta shëndetësore. Janë të pasura me vitaminë A, B, C dhe E dhe përmbajnë minerale të fuqishme si kalciumi, kaliumi dhe hekuri. Ato janë gjithashtu dhe një burim i madh i vitaminës B2, që ndihmon në rritjen e fuqisë tretëse.

7-Patatja e ëmbël

Ato janë një nga ushqimet më të mira natyrore anti-inflamatore. Patatet e ëmbla janë të pasura me fibra dietike dhe me një përmbajtje të koncentruar të vitaminave dhe mineraleve. Ato përmbajnë vitaminën B6 dhe C së bashku me beta-karoten, si dhe mangan. Disa studime kanë arritur në përfundimin se patatet e ëmbla nxisin hormonet për të tretur yndyrën në trupin tonë.

Burimi: neps.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu