Aprovohet testi që tregon për 30 minuta nëse je i infektuar nga Covid

0

Federata Amerikane e Ilaçit dhe Ushqimit ka aprovuat testin e shpejt, që tregon Brenda 30 minutave nëse je ose jo i infektuar me Covid.
Testi molekular një përdorimesh Lucida Covid-19 është i pari që mund të vetëadministrohet krejtësisht dhe rezultatin e jep brenda 30 minutash. Komisionari i FDA, Stephen Hahn, e quajti këtë mënyrë testimi si një zhvillim tejet të rëndësishëm në raport me diagnostikimin e sëmundjes, i cili do të ndihmojë sipas tij të reduktohet barra e përcjelljes së sëmundjes.
Materiali, individi e merr vete përmes tamponit I cili vendoset më pas në një provëz të kitit që mund të mbahet në dorë dhe rezultati del brenda gjysmë ore ose edhe më pak. Ekrani i ndriçimit i njësisë tregon nëse një person është pozitiv apo negativ për virusin SARS-CoV-2.
Ky lloj testi do të jetë fillimisht i disponueshëm në sasi të kufizuara në Florida dhe Kalifornia, ndërsa në pranverë, besohet se do të mund të kalojë për përdorim të gjerë. Sekretari amerikan I shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore, Alex Azar tha në një deklaratë të tij se testi I ri I shtohet arsenalit në zgjerim të opsioneve të testimeve anti-covid 19. “Administrata Trump ka ndërtuar sistemin më të madh të testimit në botë, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim si zhvillimin ashtu edhe prodhimin e testeve që e bëjnë më të lehtë diagnostikimin e sëmundjes, e që janë më të aksesueshme për popullin amerikan”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu