Ardjan Çapja do të njihet me masën e sigurisë në repartin e kardiologjisë në QSUT

0

Ditën e nesërme do të mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj Ardjan Çapja, i arrestuar dy ditë më parë në Elbasan në operacionin ‘Krasta’. Por seanca e nesërme nuk do të mbahet në Gjykatën e Elbasanit, porn në Tiranë në një seancë të pazakontë, që do të zhvillohet në ambientet e QSUT.

Sipas burimeve mediatike, seanca gjyqesore do të mbahet nesër në orë 11.00 në pavionin e Kardiologjisë në QSUT, aty ku Çapja është shtruar që pas arrestimit.

Gjyqtarja që do të mbajë masën paraprake do të jetë Pajtime Fetahu.

Çapja u arrestua bashkë me një shtetas të dytë në banesën e tij, ndërkohë që Florenc Çapja një tjetër person në kërkim u arratis disa orë përpara se policia të mësynte në banesat e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu