Arrestohet në Elbasan 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

0

Komunikata e Drejtorisë së Policisë Elbasan

Elbasan

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një tjetër shtetas shqiptar.

Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore e Policisë Elbasan, është bërë lokalizimi i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

B. D., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Torino, Itali, më datë 11.02.2020, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu