Arrestohet një 51-vjeçar, i zhvati një shumë prej 270 mijë eurosh një qytetareje

0

Një 51-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi i ka zhvatur një shumë prej 270 mijë eurosh një qytetareje.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 ndërsa qytetari me iniciale A.A., ia ka marrë paratë gruas me anë të mashtrimit, ndërsa nuk i ka lëshuar as faturë tatimore.

Po ashtu, policia në Tiranë ka arrestuar edhe 4 persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. 30-vjeçari A. G., u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

U ekzekutua vendimi për 38-vjeçarin E. L., pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për armëmbajtja pa leje. Po ashtu është ndaluar L. V., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu